A flet vajza shqip apo norvegjisht? Përgjigjet Albin Kurti

Aktuale

A flet vajza shqip apo norvegjisht? Përgjigjet Albin Kurti

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:48
Familja Kurti

Lideri i Vetëvedosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, si rrallë herë ka folur për gruan dhe vajzën.

I ftuar në emisionin “N’konak”, lideri i VV-së u pyet se cilën gjuhë e flet vajza e tij, gjuhën shqipe apo norvegjeze.

“Flet edhe shqipen njësoj si bashkëmoshatarët e saj edhe norvegjishten, tash ka filluar ta kuptojë edhe anglishten”, tha Kurti.

Ndërsa, për gruan e tij e cila është shtetase e Norvegjisë, Kurti tha:“E din edhe shqipën por më mirë norvegjishtën”.

Më pas për vajzën tha se e kupton edhe gjuhën angleze sepse i ka dëgjuar prindërit duke komunikuar angalisht.

“Ne flasim anglisht, me kalimin e kohës vajza filloi ta kuptojë edhe anglishten”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat