Lista Serbe prezanton dy aderimet e reja, bëhet gati për zgjedhje

Aktuale

Lista Serbe prezanton dy aderimet e reja, bëhet gati për zgjedhje

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 20:10
Lista Serbe

Lista Serbe gjatë ditës së sotshme ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë, Lista Serbe prezantoi dy aderimet e reja që i janë bashkuar së fundmi partisë së tyre.

Miroslav Ristic dhe Mladen Stankovic janë dy përforcimet e reja të Listës Serbe.

Të dy aderimet ishin anëtarë të Partisë së Pavarur Liberale.

Në këtë konferencë u bë thirrje për bashkimin e serbëve tek Lista Serbe, sepse sipas tyre vetëm kështu mund të jenë më të fort.

I pyetur nga gazetarët për skenën politike në Prishtinë para zgjedhjeve të parakohshme, kryetari i Listës Serbe Goran Rakic ​​tha se ata nuk duan të ndërhyjnë në politikën e partive atje dhe se është e rëndësishme që populli serb të jetë i bashkuar dhe që ne të gjithë të shkojmë në votime së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat