Zhvillime të papritura: Koalicioni LDK- VV shumë pranë, Albin Kurti “tërhiqet” për postin e Kryeministrit

Aktuale

Zhvillime të papritura: Koalicioni LDK- VV shumë pranë, Albin Kurti “tërhiqet” për postin e Kryeministrit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 22:46
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Dita e ditës, një marrëveshje për koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes e LDK-së, po duket e më pranë.

Kjo të paktën, sipas deklaratave nga të dy palët.

Por, një problem thuhet të jetë ai që do të kandidoj për kryeministër nga këto dy parti.

E jo vetëm që ky emër ende nuk është zgjedhur, LDK nuk e dinë ende as emrin e atij që do ta kandidojnë ata.

Por, shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak, thotë që më e rëndësishmë se kjo është programi i përbashkët.

“Natyrisht që secili subjekt do të donte ta kishte kandidatin e vet për kryeministër që të fitoj edhe në bisedimet për koalicion edhe nesër në zgjedhje, por unë nuk shoh që mund të kemi probleme të patejkalueshme, i ngelet ekipeve tona të diskutojnë, na ngelet neve, z. Mustafës dhe meje që të dakordohemi, por unë këto i shoh pra në njërën anë të paraprira nga harmonizimi programor dhe në anën tjetër në funksion të asaj çfarë duam”.

Ndërsa, Kurti, gjithashtu ka shtuar, se nuk është problem edhe nëse nuk është vet kandidat për shef qeverie.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se me çdo kusht duhet të jem unë, asnjëherë skam thënë një gjë të tillë, le të merremi vesh çka po duam pastaj vijmë tek emrat, që të merremi vesh duhet të theksojmë të përbashkëtën, duhet ta kem edhe pikënisje edhe destinim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat