Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi: Policia del në vendin e ngjarjes, udhëtarët japin detajet e sulmit

Aktuale

Sulmohet autobusi i Kosovës në Serbi: Policia del në vendin e ngjarjes, udhëtarët japin detajet e sulmit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga sulmi i autobusit

(E plotësuar) - Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt i një agjencie kosovare është sulmuar mbrëmjen e sotme në Krushevac të Serbisë.

Në autobus gjenden shqiptarë nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të disa qyteteve të shtetit gjerman.

Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i përparmë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë.

Mjeti është ndalur në një vend të sigurtë dhe me rastin tashmë po merret policia e Serbisë.

***

Autobusi nga Suhareka është sulmuar rrugës për në Beograd, nga një grup i panjohur afër Krushevci.

Xhami i përparëm i autobusit është thyer nga sulmi me gurë. Autobusi nuk është ndalur në afërsi të ngjarjes për derisa pak kilometra më larg është skajuar për të kërkuar sigurinë.

“Deri tash nuk ka të lënduar, por shoferi është detyruar ta skajoi autobusin, për shkak se xhami i përparm i autobusit nga sulmi është dëmtuar shumë. Sulmi ka adhur nga një makinë ku ishin disa persona. E kanë goditur xhamin dhe kanë ikur”, ka thënë një udhëtarë.

Autobusi është i kompanisë turistitike ‘Shpejtimi’.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe policia serbe, derisa shihet duke ekzaminuar autobusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat