Ja pse klani i SHIK-ut brenda LDK-së i la jashtë kryesisë, Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn - Bota Sot
Ja pse klani i SHIK-ut brenda LDK-së i la jashtë kryesisë, Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn

Aktuale

Ja pse klani i SHIK-ut brenda LDK-së i la jashtë kryesisë, Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn

Nga: N.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:50
Armend Zemaj, Driton Selmanaj dhe Arben Gashi

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar Kryesinë e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mazrekaj thotë se zgjedhja e Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në shikim të parë mund të na duket e befasishme, por kur e mendojmë thellë ai thotë se nuk është edhe aq e papritur.

Sipas botuesit të gazetës kombëtare “Bota sot”, edhe kësaj radhe SHIK-u ishte shumë aktiv në LDK, e cila udhëhiqet nga lideri i saj, Isa Mustafa.

Ai shpjegon se për rrjedhojë, u lanë jashtë Kryesisë edhe tri personalitetet më të zëshme kundër kësaj organizate kriminale, e njohur ndryshe në opinion si SHIK.

“Për Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn nuk pati vend Kryesinë e LDK-së, për të vetmen arsye, se iu penguan strukturave të SHIK-ut brenda për brenda LDK-së”, shkruan Mazrekaj.

Krejt në fund, Mazrekaj thekson se, vetëm kur LDK-ja do të pastrohet nga eksponentë të SHIK-ut si Ismet Beqiri, atëherë mund t`i fitojë mbi 50 % të votave dhe do të kishte arsye për mburrje.

Kujtojmë se Kryesia u zgjodh katër javë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të partisë në të cilin delegatët ia besuan Mustafës edhe mandatin e tretë në krye të partisë.

Ja shkrimi i Mazrekajt:

Zgjedhja e Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në shikim të parë mund të na duket e befasishme, por kur e mendojmë thellë nuk është edhe aq e papritur. Edhe kësaj radhe SHIK-u ishte shumë aktiv në LDK. Për rrjedhojë, u lanë jashtë Kryesisë tri personalitetet më të zëshme kundër kësaj organizate kriminale. Për Armend Zemajn, Arben Gashin e Driton Selmanajn nuk pati vend Kryesinë e LDK-së, për të vetmen arsye, se iu penguan strukturave të SHIK-ut brenda për brenda LDK-së.

Siç e dini, Armend Zemaj është një prej figurave më të zëshme në LDK, i cili asnjëherë nuk pushon e nuk ka frikë të flas për veprimtarinë kriminale të SHIK-ut. Mbase, mbiemri i tij, ua kujton vrasjen e kolonelit, Tahir Zemaj, andaj edhe e lanë jashtë Kryesisë. Edhe Arben Gashi mbeti padrejtësisht jashtë kryesisë së LDK-së. Sigurisht se iu kujtohet konflikti me Xhavit Halitin në Kuvendin e Kosovës.

Strukturat e SHIK-ut në LDK nuk lejuan që Gashi si një kundërshtar i ashpër i Halitit të jetë anëtar Kryesie. Pra, këtyre strukturave nuk u konvenon një individualist si Gashi në udhëheqje të LDK-së.

Jashtë Kryesisë së LDK-së mbeti edhe Driton Selmanaj, kritikuesi më i madh i SHIK-ut dhe PDK-së. Kritikat e tij, ua prishin matematikat eksponentëve të SHIK-ut brenda LDK-së. Të them të drejtën, prej 30 anëtarëve të rinj të kryesisë së LDK-së, mbi 10 prej tyre nuk i njoh, nuk kam dëgjuar për ta. Andaj, më forcohet mendimi se Gashin, Zemajn e Selmanajn i ka larguar SHIK-u, në mënyrë që të mos kenë hapësirë të kritikojnë nga këndi i anëtarit të Kryesisë. LDK mund të thotë se është fortë apo parti e parë, por nuk është mburrje t`i kesh 30% apo 40% të votave. Vetëm me faktin se nuk ka vra shqiptarë dhe është e themeluar nga Ibrahim Rugova, LDK i fiton aq vota. Ndërsa, kur LDK të pastrohet nga eksponentë të SHIK-ut si Ismet Beqiri, mund t`i fitojë mbi 50 % të votave, e atëherë do të kishte arsye për mburrje. PS: Derisa në LDK të jetë klani i SHIK-ut edhe fitorja e saj do të jetë larg.

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...