Kadri Veseli tha se me të rinjtë do ta luftoj korrupsionin, vjen reagimi nga Jakup Krasniqi: “Unë mendoj krejt ndryshe”

Aktuale

Kadri Veseli tha se me të rinjtë do ta luftoj korrupsionin, vjen reagimi nga Jakup Krasniqi: “Unë mendoj krejt ndryshe”

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:25
Veseli dhe Krasniqi

Ndaj deklaratës së kryetrit të PDK-së se me të rinjtë do ta luftoj korrupsionin në Kosovë, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Ai në një shënim në Facebook, ka theksuar se e mendon krejt të kundërtën.

Reagimi i plotë i Jakup Krasniqit:

Unë mendoj krejt ndryshe.

Korrupsioni luftohet nga njerëzit e pjekur politikisht, intelektualisht e të dëshmiar kombëtarisht, që kanë dije, vullnet e përkushtim për të qeverisur, kjo është e para.

E dyta, korrupsioni luftohet kur paraja e buxhetit nuk përdoret për të blerë njerëz të partive të tjera, siç po veprohet edhe këtyre dite.

E treta, kur nuk blihen e nuk shiten votat. Dhe

E katërta, kur në kutitë e votimit hynë dhe del i pa ndryshuar, pra i pa prekur vullneti i qytetarëve.

Kur të eliminohen këto defekte të mëdha shoqërore, krijohen të gjitha premisat për ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Përndryshe, mosha në vetëvete nuk thotë gjë. Në ketë rast duhet ta kujtojmë atë thënien popullore: “Laro – larë të hanktë ujku, ty e viqin ke shtëpia “!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat