Viti i ri shkollor nuk do nis me greva

Aktuale

Viti i ri shkollor nuk do nis me greva

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:27
Rrahman Jashari

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari. Ai në intervistën 45/45 për KosovaPress, ka treguar nëse do të ketë greva në këtë vit shkollor, derisa ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të lejojë testimin e mësimdhënësve.

Jashari ka theksuar se nuk ka elemente se në shtator me fillim të vitit shkollor do ketë greva, por që sipas tij, SBASHK-u është duke e përcjellë gjendjen.

Jashari: Nuk ka elemente që flasin se në shtator mund të ketë greva

“Në komuna tjera nuk kemi elemente që flasin se shtatori mundë të fillojë me grevë por nuk i dihet, ne jemi nga afër duke përcjellësituatënnëse ka përkeqësimetësituatës shkelje të mëdha të të drejtave siç dinë edhe niveli komunal të bëjë, ne do të reagojmë me kohë. E frika e SBASHK-ut është se në momentin e shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, në momentin kur nuk kemi më Qeveri legjitime por Qeveri në shkuarje kam frikë se qeveritë lokale mund të tentojnë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë vakum të mungesës së institucioneve qëndrore për t’i realizuar gjithmonë kërkesat e tyre që shpesh janë kërkesa personale, ide personale dhe madje edhe interesa personale për t’ia bërë dikujt të padrejtë për ta hequr dikë e për ta prurë dikë që është i zëshëm në partitë e tyre të cilat po i udhëheqin komunat”, tha ai.

Sipas Jashari, greva në arsim dhe në gjithë sektoret në Kosovë mund të ketë vetëm nëse nuk zbatohet Ligji për Pagat i cili po pritet që të hyjë në zbatim nga muajin dhjetor.

Jashari: Nëse nuk implementohet Ligji i Pagave, ashtu siç u pajtuam do ketë greva

 “Nëse implementimi i këtij ligji nuk do të bëhet apo institucionet e reja që krijohen do ta hedhin krejt poshtë në arsim, unë po them se jo vetëm në arsim në gjithë sektorët do ketë përplasje të mëdha ngase do të jetë një zgjënjim sepse kemi bërë një mund të jashtëzakonshëm për të arritur një ndryshin koeficientësh dhe tash po doli dikush dhe tha se ligji nuk flen, por nëse më pyesni mua nuk është se nuk kam frikë nga përvoja sepse Kosova e ka edhe ligjin për sigurime shëndetësore të votuar dhe të aprovuar i cili ende kësaj dite nuk është aplikuar....SBASHK-u nëse hynë në grevë për ligjin e pagave i cili nuk do të implementoh nuk do jetë fajtor, sepse po u implementua ne nuk do të bëjmë greva”, tha Jashari.

Duke folur për mënyrën se si arritën përmes grevës tri javore në janar të vitit 2019, ta rrisnin koeficientin për mësimdhënësit, Jashari ka theksuar se orët e humbura asnjëherë nuk do zëvendësohen.

Kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë prerë se kjo sindikatë nuk do lejojë testimin e mësimdhënësve, por kërkojnë profesionalizëm më të madh tek inspektorati i Arsimit në Kosovë.

Jashari:Testimin e mësimdhënësve nuk ka të drejtë ta bëjë akush

 “Testimin e mësimdhënësve në Kosovë nuk ka të drejt ta bëjë askush sepse mësimdhënësit e Kosovës kanë diploma dhe janë testuar mirë e keq janë testuar në fakultetet gjegjëse dhe profesorët e nderuar ua kanë dhënë notat, domethënë i kanë testuar dijet e tyre , SBASHK konsideron se kjo nuk do të ndodh kurrë dhe ne nuk do i nënqmojmë në mënyrë të tillë mësimdhënësit. ...askund në botë nuk bëhet testimi i tillë për mësimdhënësit çka kërkon SBASHK nuk po themi t’i lëmë le të bënë çka të duan në shkollë, por kërkojmë që të ndahen mjete më shumë që sektori i inspektoratit të arsimit të bëhet shumë profesional dhe ata inspektor me numër të duhur të shkojnë nëpër shkolla të hyjnë në klas , t’i vizitojnë mësimdhënësit dhe t’i përcjellin”, tha Jashari.

Kujtojmë që sistemi arsimor në Kosovë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2018/2019 e nisi me tre javë vonesë për shkak të grevës që kanë mbajtur mësimdhënësit ku kërkesa e tyre ishte rritja e koeficientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat