Agim Bahtiri i reagon fuqishëm Molliqajt dhe Ramiz  Lladrovcit, publikon një video që PSD nuk do të donte ta shihte

Aktuale

Agim Bahtiri i reagon fuqishëm Molliqajt dhe Ramiz  Lladrovcit, publikon një video që PSD nuk do të donte ta shihte

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2019 Në ora: 15:41
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Tash anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Dardan Molliqajt dhe Ramiz Lladrovcit, të cilëve po i pengon aderimi i tij në Vetëvendosje së bashku me 600 anëtarë të tjerë, të cilët deri më herët ishin aktivistë të AKR-së.

Bahtiri në shkrimin e tij në Facebook thotë se i ka vënë në siklet aderimi i tij në Vetëvendosje ata që patën dëshirë ta shkatërrojnë këtë subjekt politik dhe shpresën për ndryshim me në krye Albin Kurtin.

Gjithashtu, Bahtiri ka publikuar edhe një video, ku Dardan Molliqaj para 2 viteve, e qon në “qiellin e shtatë” Bahtirin.

Postimi i plotë dhe video:

Aderimi im dhe i qindra aktivistëve e simpatizantëve nga AKR-ja në Lëvizjen Vetëvendosje, duket se i ka vënë në siklet ata që patën dëshirë ta shkatërrojnë këtë subjekt politik dhe shpresën për ndryshim me në krye Albin Kurtin.

Edhe pse personalisht nuk jam marrë shumë me reagimet e ndryshme që po ndodhin ditëve të fundit, mirëpo më vjen keq për atë që ka shkruar njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt në VV që e kam pasur gjatë qeverisjes time në mandatin e parë, z. Dardan Molliqaj.

Unë i jam falënderues për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për lidhjen e koalicionit të VV-së më mua si kryetar komune në vitin 2016, ku z. Molliqaj ishte personi kryesor që e ka negociuar marrëveshjen dhe që e ka vlerësuar lartë punën time, ku ndër të tjera pat thënë: “E kemi vlerësuar qëndrimin e tij dhe e vlerësojmë edhe sot, besojmë që është i vetmi person në institucionet e Republikës së Kosovës që ka pas një qëndrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe të fuqishëm”.

Sa i përket çështjes së mandatit të fituar me AKR-në, ai, partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se unë jam votuar si individ dhe besimi më është dhënë si Agim Bahtiri, sepse sa për AKR as 5% nuk i kisha marrë, gjë të cilën rezultati i zgjedhjeve të parakohshme nacionale do ta vërtetoj së shpejti.

E kam edhe një porosi për Ramiz Lladrovcin, se unë nuk them që kam as vlera të vogla, as shumë të mëdha e as jashtëtokësore siç i quan ai, por mendoj se kam vlera mesatare e normale, që janë të mjaftueshme. Mirëpo, jam krenar që askush nuk më ka kandiduar, duke i bërë shantazh me incizime të paraluftës a luftës.

E kam thënë edhe më 2017 në Klan Kosova, e kam thënë edhe dje, po e them edhe sot, se kandidati më i duhur për kryeministër të Kosovës është z. Albin Kurti, të cilit do t’i jap përkrahje dhe ndjehem mirë që jam pjesë e subjektit të tij politik.

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Sondazh: Votoni për LDK-në ose Vetëvendosjen

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat