E parashikon Ismet Beqiri: Ky profil duhet të jetë kandidati për kryeministër nga LDK!

Aktuale

E parashikon Ismet Beqiri: Ky profil duhet të jetë kandidati për kryeministër nga LDK!

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:12
Ismet Beqiri

Nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku do të diskutohet për kandidatin për kryeministër.

Kështu ka deklaruar në një përgjigje anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri.

Ai ka thënë se nesër duhet të jetë afati përfundimtar për të zgjidhur mandatarin për kryeministër, duke potencuar se LDK-ja ka shumë kuadro që mund ta mbajnë më së miri këtë post.

“Nesër e kemi mbledhjen e Kryesisë. Pikë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për propozimin e kandidatit për Kryeministër. Do të vazhdojmë ta diskutojmë këtë çështje. Besoj nesër ishte dashur të vendosim për emrin e kandidatit apo kandidates. Ne kemi kuadro dhe disa emra për këtë post”, ka theksuar ai.

Ai i ka përshkruar edhe cilësitë që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër.

“Duhet të përcaktohemi për atë personalitet që ka mbështetjen e strukturave dhe të elektoratit, anëtarësisë sonë, votuesve tonë.Është shumë e rëndësishme, por edhe e domosdoshme të merren parasysh këto parime-kritere”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se cilin nga kandidatët favorit mbështet, Beqiri u përgjigj kështu:

“Ne duhet të përcaktohemi për atë që besojmë se e ka përkrahjen më të madhe, që merr më së shumti vota, sepse nuk konsideroj që është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhje  por fitorja. Duhet hequr dorë nga egoja personale, duhet pasur parasysh interesin e LDK-së, elektoratit tonë , interesin e Kosovës.Sigurisht që nesër në Kryesi do të paraqesim mendimet tona por jo vetëm tonat por edhe të atyre që i përfaqësojmë,sepse një numër i madh i yni në Kryesi jemi edhe Kryetar të Degëve.E pastaj do të shkohet në Këshillin e Përgjithshëm për vendimmarrjen definitive”.

Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur ditën e shtunë ishte përfolur se do të konfirmohej edhe kandidati për kryeministër, por mungesa e Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut  e pamundësuan diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat