Ndaj sulmit të autobusit nga Kosova, reagon kryetari i Preshevës, kërkon dënimin e sulmuesve serbë

Aktuale

Ndaj sulmit të autobusit nga Kosova, reagon kryetari i Preshevës, kërkon dënimin e sulmuesve serbë

Nga: M.H Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Mbrëmë, pas mesnate në ora 02:00, autobusi që vinte nga Kosova është sulmuar në Serbi, afër Krushevcit. Autobusi është sulmuar me gurë, kështu duke i frikësuar të gjithë ushëtarët që gjendeshin në të.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, duke shkruar në facebok, se duhet të dënohen këto raste në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë në territorin e Serbisë. Arifi ndër të tjera kërkoi nga faktori ndërkombetar të ndërhyj në këto çështje dhe të ketë siguri.

Postimi i plotë

Sot në orët e hershme të mëngjesit afër qytetit Krushevc u sulmua autobusi me udhëtarë nga Kosova që po lëvizte nëpër Serbi drejt Gjermanisë.

Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb.

Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu kërkojmë edhe nga faktori ndërkombetar të ndërhyj në këto çështje dhe të ketë siguri dhe lëvizje të lirë nëpër tërë territorin e Serbise pasi lëvizja e lirë është esenciale për të gjithë popujt dhe paraqet perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat