Paralajmëron Milaim Zeka: Krejt senet kanë me dalë për fushe

Aktuale

Paralajmëron Milaim Zeka: Krejt senet kanë me dalë për fushe

Nga: N.H Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:12
Milaim Zeka

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se besimi i është dhënë si individ, sepse sa për AKR, as 5 për qind e votave nuk do t’i merrte, rezultate i cili do të vërtetohet në zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Ai iu ka reaguar ish deputetit Dardan Molliqajt dhe kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Këtij të fundit i ka thënë se është krenar që askush nuk e ka kandiduar, duke i bërë shantazh me incizime të paraluftës a luftës.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Milaim Zeka. Ai me këtë rast paralajmëron se të gjitha gjerat kanë me dalë në opinion.

“Krejt senet kanë me dalë për fushe”, shkruan Zeka.

Se për çfarë më saktë e ka fjalën kryetari dhe themeluesi i PEK-ut, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat