Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet

Aktuale

Presidenti Thaçi shpall zgjedhjet

Nga: D.RR Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:11
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot e ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës, përcjellë "Bota sot".

Ai thotë se shumë shpejt do të publikojë edhe datën e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses. HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat