Përfundimtare, zgjedhjet mbahen më 6 tetor

Aktuale

Përfundimtare, zgjedhjet mbahen më 6 tetor

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:52
Ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend pritet të mbahen më 6 tetor

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme pritet edhe zyrtarisht të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Burime të lajmi.net, brenda Presidencës kanë bërë të ditur se presidenti Thaçi tashmë e ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 tetor.

“Sot pritet që të bëhet zyrtare data e zgjedhjeve. Presidenti tashmë e ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 tetor”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme presidenti ka dekretuar shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat