Këto janë fjalët e Vjosa Osmanit si e nominuar e LDK-së për Kryeministre

Aktuale

Këto janë fjalët e Vjosa Osmanit si e nominuar e LDK-së për Kryeministre

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:51
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani është zgjedhur kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Në fjalën e saj Osmani ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, duke premtuar se së bashku me të gjithë LDK’në si ekip do të punojnë për të larguar klasën e korruptuar nga pushteti, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka treguar se ka marrë mbështetjen unanime të të gjithë partisë.

Osmani ka thënë se nuk do të lejojë më që qytetarët të ndjehen të pa përfaqësuar, duke përmendur kështu edhe bashkëpunimin me Lutfi Hazirin dhe të gjithë të tjerët.

Fjala e plotë e Osmanit:

Faleminderit kryetar.

Faleminderit të gjithë për interesimin. Jo rastësisht në këto 30 vitet e fundit, historia e LDK’së por edhe e Kosovës është përcaktuar në vendin ku partia më e madhe në Kosovë ka përcaktuar politikat në këtë vend.

E falënderoj kryetarin Mustafa për mbështetjen. Sot ma dhanë mbështetjen  unanime dhe të pa kontestueshme, që ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë, dhe ta nxjerrim Kosovën nga humnera që e kanë vendosur njerëz të korruptuar dhe të pandërgjegjshëm.

I garantoj qytetarët që nga sot nuk do të ndihen sikurse nuk kanë zë.

Falënderoj secilin aktivist të LDK’së, që pavarësisht të gjithave, nuk dyshuan se kjo ishte e vetmja zgjidhja e qëlluar.

Vetëm si ekip do të arrijmë sukses. Bashkë me Lutfi Hazirin. Faleminderit shumë edhe një herë për besimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat