Gecaj: LDK provoi sërish se e vendos interesin e shtetit mbi çfarëdo interesi të ngushtë individual apo partiak

Aktuale

Gecaj: LDK provoi sërish se e vendos interesin e shtetit mbi çfarëdo interesi të ngushtë individual apo partiak

Nga: A.SH Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:13
Bajram Gecaj

Me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga LDK-ja, më këtë kjo parti provoi sërish se e vendos interesin e shtetit dhe të qytetarëve mbi çfarëdo interesi të ngushtë individual, grupor apo partiak.

Zyrtari I LDK-së, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, të nxjerrim fituesin e padiskutueshëm të ndryshimeve kualitative, të sjellim qeverinë e besës e të shpresës, të instalojmë sundimin e qëndrueshëm të rendit e të ligjit dhe të trasojmë rrugën e sigurt drejt prosperitetit ekonomik, mirëqenies sociale, integrimeve të përshpejtuara euro-atlantike dhe të përfundojmë një herë e përgjithmonë shtet-formimin e filluar që në vitin 1989.

Postimi në Facebook:

LDK provoi serish se e vendos interesin e shtetit dhe të qytetarëve mbi çfarëdo interesi të ngushtë individual, grupor apo partiak. Pas vendimit të sotëm të kryesisë së partisë, e që besoj fuqishëm se do të aprovohet unanimisht edhe në Këshillit Qendror, tani është radha që anëtarësia e gjerë, përkrahësit, votuesit dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të lënë anash çfarëdo dallimi jo-esencial e të bashkohemi të gjithë si një trup i vetëm rreth qëllimit të përbashkët. Të nxjerrim fituesin e padiskutueshëm të ndryshimeve kualitative, të sjellim qeverinë e besës e të shpresës, të instalojmë sundimin e qëndrueshëm të rendit e të ligjit dhe të trasojmë rrugën e sigurt drejt prosperitetit ekonomik, mirëqenies sociale, integrimeve të përshpejtuara euro-atlantike dhe të përfundojmë një herë e përgjithmonë shtet-formimin e filluar që në vitin 1989!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat