Hoxhaj: Kosova s’do të qëndrojë pasive derisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet

Aktuale

Hoxhaj: Kosova s’do të qëndrojë pasive derisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:54
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk do të qëndrojë pasive derisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet.

 Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter ka thënë se siç po duket, Kosova duhet të ndërmarrë hapa të tjerë për t’i ndaluar sulmet nga Serbia.

“Kosova nuk do të qëndrojë pasive, përderisa Serbia luan lojëra të ndyra me njohjet. Ne më herët jemi përgjigjur duke vënë tarifa, por po duket se duhet të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për t’i ndalur këto sulme nga Serbia.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat