Vjen deklarata e Sejdiut: Paramendo çka mund të arrijmë për Kosovën me duon Osmani-Kurti

Aktuale

Vjen deklarata e Sejdiut: Paramendo çka mund të arrijmë për Kosovën me duon Osmani-Kurti

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:33
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti nga legjislatura e fundit, Korab Sejdiu, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova mund të përfitojë shumë nga një koalicion mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe kandidatës për kryeminstre nga ana e LDK’së, Vjosa Osmani.

Sejdiu është një përkrahës i madh i një koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, i cili sipas tij është shpresa e vetme për Kosovën.

“Paramendo çka mund të arrijmë për Kosvën me duon VO-AK!!”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat