Molliqaj jep “analizën” e tij se pse LDK vendosi për Vjosa Osmanin, thotë se Albin Kurti doli jashtë loje

Aktuale

Molliqaj jep “analizën” e tij se pse LDK vendosi për Vjosa Osmanin, thotë se Albin Kurti doli jashtë loje

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:43
Dardan Molliqaj

Ish- deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit tonë të fitores.

Molliqaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se ajo nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota.

“Kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit tonë të fitores.Vjosa Osmani, anipse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota. Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të mirren nga “të fortit” e LDK-së”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje, ai thotë se “në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë”

Kurse, lidhur me liderin e VV-së, Albin Kurtin ai ka shkruar se përfundimisht ka dalë jashtë loje nga ky vendim i LDK-së.

“P.S. Albin Kurti përfundimisht doli jashtë loje nga ky vendim i LDK-së. Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta berë kryeminstër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat”, ka përfunduar shkrimin e tij Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat