Murati në konsulta me PDK-në e Nismën për koalicion parazgjedhorë

Aktuale

Murati në konsulta me PDK-në e Nismën për koalicion parazgjedhorë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:26
Valon Murati

Nisma Socialdemokrate dhe Lëvizja për Bashkim po shqyrtojnë mundësit e një koalicioni parazgjedhor.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati si dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme janë takuar, ku edhe kanë biseduar për mundësin e një koalicioni parazgjedhorë.

Këtë e ka konfirmuar, kreu i LB-së, Valon Murati.

Murati  ka thënë se Lëvizja për Bashkim ende nuk ka vendosur se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor.

“Po kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit edhe për zgjedhjet. Nuk ka diçka konkrete ende”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë  Lëvizja për Bashkim po e negocion një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi parazgjedhor edhe me PDK-në.

Murati ka pohuar po ashtu se mund të ketë një takim edhe me paritë e tjera politike në vend.

“Me PDK. Me të tjerat ta shohim”, ka thënë tutje Murati.

Kutjojmë se partia e Valon Muratit ishte në koalicion parazgjedhor me PDK-në edhe në zgjedhjet e kaluara./Lajmi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat