Mushkolaj tregon se kur do të fillojë të përballet me probleme Vjosa Osmani

Aktuale

Mushkolaj tregon se kur do të fillojë të përballet me probleme Vjosa Osmani

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:30
Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj ka komentuar nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre e cila sipas tij nuk ka fuqi në LDK, por ka vota.

Mushkolaj tha se problemet e saja do të shfaqen vetëm atëherë kur puna vjen tek vendimmarrja.

“Një kandidaturë e pritur nga elektorati, një veprim i mirë i LDK-së, ne e dimë që ajo nuk ka fuqi në LDK, por ka votat, por sidoqoftë është një zgjedhje e LDK-së duke respektuar votuesit e vetë, është një kandidaturë mesatare e politikanëve në Kosovë. Kur vjen puna të vendimmarrja shfaqen problem”, tha ai në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat