Demaliaj për nominimin e Vjosa Osmanit: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

Aktuale

Demaliaj për nominimin e Vjosa Osmanit: LDK nuk pati asnjë burrë për kryeministër

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:40
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka reaguar pas vendimit të LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Demaliaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka ironizuar me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u kënaqem. LDK nuk pati asnjë burrë që mund t’i hyj garës për kryeministër. Doli një grua (Znj. Vjosa Osmani)”, ka shkruar Demaliaj në Facebook.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është një profesioniste e zonja por jo politikane me udhëhequr agjendë shtetërore.

“Nuk mbahet mend asnjë vendim i saj ndonjëherë në këtë vend, përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoi Hashim Thaçin për president dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj LDK. Nëse dikush di ndonjë vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur. Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës”, vijon shkrimi i deputetit.

Ndryshe, LDK në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.

Postimi pa ndërhyrje:

 

Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u knaqem..!!
LDK nuk pati asnji burrë që mund ti hyj garës për kryeministër..!!
Doli një GRUA ???(Znj. Vjosa Osmani)
Vjosa është një profesioniste e zonja dhe e vlerësoj por jo politikane me udhëhequr agjendë shtetërore..!!
Nuk mbahet mend asnji vendim i saj ndonjëherë në këtë vend,përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoj Hashim Thaqin për President dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj(LDK)..!!
Nëse dikush din ndonji vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur..!!
Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës..!!

?% shtet
Me Ramushi Për Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat