Osmani pasi nominohet si kandidate për kryeministre: Ja në çka kishim dallime brenda partisë

Aktuale

Osmani pasi nominohet si kandidate për kryeministre: Ja në çka kishim dallime brenda partisë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 21:59
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka folur sonte rreth nominimit të saj si  kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Osmani thotë se vendimi për kandidimin e saj u mor me pajtimin e të gjithëve Brenda LDK’së.

‘’Proceset e brendshme i kemi më të gjata. Kemi respekt për njëri tjetrin dhe duam opionin e njërit tjerit. Ky vendim mund të ketë marrë më shumë kohë,por është ndërtuar në frymë të mirëbesimit. Ka qenë vec një dallim para dy  me njerëzit tjerë në parti. Ka pasë të bëjë me koalicionin. Kur koalicioni ka pëfunduar,gjithë komunikimi ka marrë fund. Ka nisë komunikimi i shëndoshë me Mustafën dhe të tjerët’’, tha Osmani në Pressing.

Ajo thotë se të gjithë do të jenë të përfshirë në këtë process.

‘’Raporti i mirëbesimit dhe i sinqertë është rindërtuar, ka një kohë. Në këtë proces, secili zyrtar të ndihet i përfshirë në vendimmarrje. Secili të ndihet hisenik në këtë procss. Në tërë karrierën time, janë këta njerëz’’, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat