Haradinaj: LDK dhe Albini po e përdorin reciprocitetin për me heq taksën

Aktuale

Haradinaj: LDK dhe Albini po e përdorin reciprocitetin për me heq taksën

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:56
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherit kryeministër në dorëheqje ndërsa ka folur për taksën ndaj produkteve serbe, ka kritikuar qasjen e kreut të VV-së, Albin Kurtit se ndaj Serbisë duhet të ketë reciprocitet.

Haradinaj ka thënë se si partia e Kurtit ashtu edhe LDK-ja e Isa Mustafës po e përdorin reciprocitetin për me heq taksën ndaj produkteve serb.

“Albini dhe LDK e përdorin reciprocitetin me i kriju vetës derë për me heq taksën. Kosova nuk është mirë me heq. S’është mirë me kthy para njohjes. Kosovës ju ka kërku me dhënë diçka për njohje, e kemi kalu copëtimin e Kosoves dhe kemi rrezikun e ‘Dodik Republikës’. Nuk mundemi me kthy tregun pa njohje. Nëse e kthemi tregun para njohjes, atëherë do të detyrohemi me dhënë diçka shumë të dhimbshme”, ka deklaruar Haradinaj në KTV.

Ai ka thënë se çështja e ndarjes është mbyll, por rreziku është çka ndodh nëse e heqim taksën para njohjes.

“Çka japim në ndërrim të njohjes”, ka deklaruar Haradinaj, duke aluduar se Kosovës do t’i kërkohet të jape diçka që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës.

Haradinaj më tej ka deklaruar se kushdo që flet për ndarjen e vendit, është armik i tij dhe i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat