Kosnett dhe O'Connell në konferencën vjetore për të zhdukurit

Aktuale

Kosnett dhe O'Connell në konferencën vjetore për të zhdukurit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 06:57
Kosnett

OJQ-ja “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur” sot organizon konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

“OJQ-ja ‘Qendra Burimore për Persona të Zhdukur’ me mbështetjen e Ambasadës britanike në Kosovë dhe Ambasadës amerikane në Kosovë, po organizon konferencën me rastin e shënimit të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Dhunshme, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Në konferencë marrin pjesë ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O'Connell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat