LDK, kandidatura e Vjosa Osmanit në Këshillin e Përgjithshëm

Aktuale

LDK, kandidatura e Vjosa Osmanit në Këshillin e Përgjithshëm

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:40
Vjosa Osmani

Propozimi unanim i kryesisë së LDK-së që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre e kësaj partie pritet të marrë bekimin edhe të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryesia ka vetëm të drejtën e propozimit, ndërsa është Këshilli i Përgjithshëm ai që do të vendosë.

Megjithatë, nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë dhe Këshilli i Përgjithshëm të miratojë këtë propozim.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm sot në ora 11:00 që do të mbahet në selinë qendrore të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat