Vuçiq: Jem të interesuar për Kosovën dhe raportet me të

Aktuale

Vuçiq: Jem të interesuar për Kosovën dhe raportet me të

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 09:16
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me kryesuesin e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister, me të cilin, në mes tjerash ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia vendosmërisht e përkrahë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, nën patronazhin e BE, por se si kusht për kthimin e Serbisë në tryezë të bisedimeve ka theksuar heqjen e taksave kosovare për prodhimet e Serbisë.

“Kur bëhet fjalë për punën e parlamentit të Serbisë, në disa aspekte ka ekzistuar hapësira për avancim andaj edhe rekomandimet janë miratuar. Drafti i strategjisë për medie, i cili është përpiluar në mënyrë shumë transparente dhe inkluzive, është dërguar Komisionit Evropian për mendim.

Me këtë dokument do të sigurohen kushtet për vazhdimin e reformave në fushën e medieve dhe avancimi i shprehjes së lirë”, ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq.McAllister gjatë bisedës me presidentin e Serbisë ka theksuar se është e domosdoshme të punohet në reformat e ligjit për zgjedhje, ka kumtuar kabineti i presidentit të Serbisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat