Ende pa filluar, shtyhet mbledhja e KQZ-së

Aktuale

Ende pa filluar, shtyhet mbledhja e KQZ-së

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:26
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Edhe pse ishte paralajmëruar të fillojë në ora 11:30, mbledhja e KQZ-së, është shtyrë për në ora 13:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kishte planifikuar që sot me fillim prej orës 11:30, të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohej miratimi i buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme.

Mirëpo, ende pa filluar mirë, është shtyrë kjo mbledhje.

Përmes një komunikate për medie ky organ ka njoftuar se kjo mbledhje do të shtyhet për në ora 13:00 mirëpo, nuk ka dhënë asnjë sqarim tjetër rreth shtyrjes së mbledhjes së paraparë.

“Ju njoftojmë se mbledhja e KQZ-së e paraparë për në orën 11:30 shtyhet për në orën 13:00”, thuhet në njoftim.

Lajmi.net mëson se përveç miratimit të buxhetit të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme, në rend të ditës së mbledhjes së KQZ-së do të jenë disa vendime: shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së; miratimi i Planit Operacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat