Loshi “godet” LDK-në: Osmani nuk mund ta bëjë ndryshimin, qoftë edhe vetë Angela Merkel, shpresa e vetem tek Albin Kurti

Aktuale

Loshi “godet” LDK-në: Osmani nuk mund ta bëjë ndryshimin, qoftë edhe vetë Angela Merkel, shpresa e vetem tek Albin Kurti

Nga: A.SH Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:01
Albin Kurti

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Liri Loshi, përmes një statusi në rrjete sociale ka thënë se, populli e di dhe nuk beson se ndryshimin mund ta bëjë LDK-ja, edhe sikur kryeministre të ishte jo Vjosa Osmani, por edhe vetë Angela Merkel.

Ai beson se shpresa e vetme mbetet tek Albin Kurti.

Postimi në Facebook:

Nëse Vetvendosje nuk hyn në koalicion me LDK-në, do të dalë e para. Populli e di dhe nuk beson se ndryshimin mund ta bëjë LDK-ja, edhe sikur kryeministre të ishte jo Vjosa Osmani, por edhe vetë Angela Merkel.

Shpresa është vetem tek Albin Kurti dhe ai nuk guxon të dorëzohet. Sukseset e njerëzve pushojnë në momentet kur ata thyhen nga qëllimet e tyre.

Heqja dorë e Albin Kurtit për kryeministër do të ishte thyerja e tij e parë dhe një thyerje e tillë nuk mund të riparohet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat