Agim Veliu zgjedhet nënkryetar i parë i LDK-së

Aktuale

Agim Veliu zgjedhet nënkryetar i parë i LDK-së

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:10
Agim Veliu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është zgjedhur nënkryetar i parë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për zgjedhjen e Veliut në këtë pozitë e ka bërë të ditur asistenti i tij, Bujar Gimolli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gimolli ka uruar Veliun, derisa ka thënë se ai nuk e njeh humbjen.

Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën Vjosa Osmani me vota unanime është kandiduar për kryeministre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat