Vjosa Osmani flet për raportet e saj me Lutfi Hazirin

Aktuale

Vjosa Osmani flet për raportet e saj me Lutfi Hazirin

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:35
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Lufti Haziri dikur e kishte quajtur Vjosa Osmanin “Nusja nga Presheva”. Por kjo e fundit mori tash besimin e LDK-së për t’u nominuar kryeministre e Qeverisë së ardhshme.

Deklarata e Hazirit ishte bërë gjatë kohës së ideve për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Por, tash vendi po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt , dhe në LDK duket se kanë lënë anash mos pajtimet dhe po bëhen bashkë për të fituar më 6 tetor.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, barrierat me nënkryetarin  Lutfi Haziri i quan të tejkaluara.

Ajo shprehet se nuk do të lejojë assesi të krijohen barriera të tilla.

“Unë jam krenare që jam nuse e Preshevës, jam po ashtu krenare që gjatë tërë verës jetoj në komunën e Gjilanit të udhëhequr nga zotëri Haziri. Të gjitha barrierat që i kemi pasur ndërmjet nesh dhe të cilat janë ndërtuar artificialisht janë tejkaluar dhe nuk do të lejojmë assesi që ato të ndodhin apo të ndërtohen sërish”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat