Zyrtari i VV-së: Tregoni vetëm një sondazh që nxjerrë LDK-në të parën

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Tregoni vetëm një sondazh që nxjerrë LDK-në të parën

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:02
Besnik Bislimi

Zyrtari i VV-së, Besnik Bislimi ka shkruar se do të donte të shihte të paktën një sondazh që e nxjerrë LDK-në të parën, e jo VV-në.

“Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndhmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh I vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka shkruar Bislimi përmes Facebook-ut.

Kjo sipas tij, e lehtëson arritjen e marrëveshjes në mes të dy partive.

“Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrërveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim”, tha ai, derisa, foli edhe për partitë tjera.

“Do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë”, ka bërë të ditur Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat