Lutfi Zharku zgjedhet sekretar për financa në LDK

Aktuale

Lutfi Zharku zgjedhet sekretar për financa në LDK

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:10
Lutfi Zharku

Ish Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka njoftuar se është zgjedhur Sekretar për financa në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zharku ka thënë se ndihet shumë i respektuar që i është besuar edhe një mandat.

“Nuk ka respekt më të madh se kur LDK për të katërtin mandat të beson”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën Vjosa Osmani me vota unanime është kandiduar për kryeministre për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, si dhe është zgjedhur si nënkryetare e partisë.

Agim Veliu do të jetë sërish nënkryetari i parë i LDK’së, e bashkë me të edhe Lutfi Haziri do të bartë pozitën e njëjtë që e ka pasur më parë në parti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat