Rugova: Në fund të nëntorit formohet qeveria e re LDK- VV, do të udhëhiqet nga Vjosa Osmani

Aktuale

Rugova: Në fund të nëntorit formohet qeveria e re LDK- VV, do të udhëhiqet nga Vjosa Osmani

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:26
Vjosa Osmani

Anëtari i Këshillit të LDK-së, Naser Rugova në një intervistë në radio Prishtina ka folur për raportet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Rugova ka thënë se ka përafrime me VV-në dhe se parapëlqen një koalicion me partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Jemi organizuar dhe jemi koordinuar shumë mirë me LVV-në. Me iniciativën e Isa Mustafës janë bërë edhe takimet me nivel të kryetarëve të partisë për të ndërmarrë hapat konkret për një bashkëpunim të mundshëm”, tha fillimisht Rugova.

Përveç kësaj, anëtari i Këshillit tha se deri në fund të nëntorit e sheh formimin e qeverisë të udhëhequr nga Vjosa Osmani në koalicion me Vetëvendosjen.

“Sot ekziston një vullnet dhe kemi marr vendime si Këshill i Përgjithshëm, jo të madh PDK-së. Jemi të vendosur as para e as prapa zgjedhjeve. Dallimet me VV-në janë të kalueshme. Nëse kemi pasur koalicion me PDK-në pse të mos bëjmë edhe një koalicion me VV-në. Një bashkëpunim i tillë me VV-në para apo pas zgjedhjeve e rikthen shpresën e qytetarëve. E shoh kah fundi i nëntorit një qeveri LDK- LVV të udhëhequr nga Vjosa Osmani”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat