Kjo është ekipa e ‘ngushtë’ e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Kjo është ekipa e ‘ngushtë’ e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 18:13
Vjosa Osmani

Dje, Vjosa Osmani, u nominua si kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani, duket se e ka zgjedhur edhe ekipën e saj të ngushtë, me të cilën do të punojë në këto zgjedhje.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale nga kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Fidan Rekaliu, shihen shumë figura të rëndësishme të LDK-së, pranë Osmanit.

Përveç Fidan Rekaliut, pranë Vjosa Osmanit, kanë qenë të ulur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ish deputetët: Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Arban Abrashi, Arben Gashi, Doruntinë Maloku, Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Po ashtu, pjesë e ekipit të Osmanit, pritet të jenë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kurse, sot KQZ ka miratuar buxhetin për zgjedhjet e 6 tetorit, teksa zyrtarisht fushata zgjedhore do të hapet me 25 shtator dhe do të mbyllet me 4 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat