Osmani: Na takon Kryeministri sepse ne kemi përvojë, VV ta dëshmojë me vepra e jo me fjalë bashkëpunimin me ne

Aktuale

Osmani: Na takon Kryeministri sepse ne kemi përvojë, VV ta dëshmojë me vepra e jo me fjalë bashkëpunimin me ne

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 20:00
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo parti pret që Vetëvendosje t’i bashkohet në koalicion, por se kryeministri i takon LDK’së.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani ka thënë se LDK pret që Vetëvendosje ‘ta dëshmojë bashkëpunimin dhe respektin reciprok edhe me vepra, e jo veç me fjalë’.

Ajo ka thënë se LDK është e bindur që do t’i fitojë zgjedhjet dhe se duhet të udhëheq me Qeverinë, sepse siç shprehet ajo “LDK ka përvojë në qeverisje’.

“Ne i kemi ftuar Vetëvendosjen që t’na bëhen bashkë në këtë proces të ndryshimit historic që po e pret Republikën e Kosovës.  Megjithatë, po ashtu ka pasur mendim unanim në Këshillin e Përgjithshëm që Qeveria duhet të drejtohet nga LDK’ja jo vetëm shkaku i përvojës në qeverisje por edhe për shumë arsye të tjera që i kemi shtjelluar sot në Këshillin e Përgjithshëm. Bashkëpunimi mund të ndodhë vetëm në qoftëse ka respekt reciprok, vetëm nëse ka qëllime të sinqerta dhe unë shpresoj shumë se ashtu sic i kemi dëshmuar në Këshillin e Përgjithshëm sot ne, por edhe në takimet që ka pasur kryetari i LDK’së, Mustafa me kryetarin e Vetëvendosjes ashtu presim që t’i dëshmojë edhe Lëvizja Vetëvendosje, pra t’i dëshmojë edhe në vepër e jo me fjalë”, ka thënë Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat