Vjen oferta e re: Albin Kurti president, Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit, kryeministër…..

Aktuale

Vjen oferta e re: Albin Kurti president, Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit, kryeministër…..

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 21:53
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke bërë diskutimet e tyre për të arritur një koalicion parazgjedhor.

Mirëpo, pengesë kryesore sipas zyrtarëve të dy këtyre partive është duke paraqitur pozita e kryeministrit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha në rtv Dukagjini se Vjosa Osmani është kandidatja e vetme nga LDK dhe se nuk e negociojnë postin e kryeministrit me VV-në.

Ngjashëm tha edhe Glauk Konjufca nga VV i cili shtoi se i pari i kësaj partie, Albin Kurti duhet të jetë në krye të qeverisë.

Mirëpo, analisti politik, Arton Demhasaj ka propozuar një formulë tjetër për zgjidhjen e këtij “ngërçi” mes dy partive.

Tha se i pari i LVV-së, Albin Kurti ka një profil më të mirë për postin e presidentit sesa për atë të kryeministrit.Siç u shpreh ai, LDK e VV duhet të propozojnë një emër të tretë për postin e kryeministrit.

“Profili i Kurtit është më shumë i mirë për president. Të gjendet një emër i tretë për kryeministër”, tha Demhasaj.

Por, Konjufca ripërsëriti mendimin e tij që Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i vendit, kurse Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat