Glauk Konjufca tregon se a do ta vizitojë VV varrin e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Glauk Konjufca tregon se a do ta vizitojë VV varrin e Ibrahim Rugovës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 22:13
Ibrahim Rugova

Glauk Konjufca, nuk ka qenë i qartë në pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Lëvizja Vetëvendosje, do ta vizitojë varrin e presidentit historik të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Ai ka thënë se vizita tek varri i Rugovës, nuk është kusht nga LDK, por ka thënë se është vetëm në nivel të dëshirave.

“Nuk mendoj se është në nivel të kushteve. Është në nivel të dëshirave që është mirë të ndodhë, sa herë që i diskutojmë me grupet punese se cilat çështje duhet të zgjidhen, mendoj se kjo çështje është simbolike. Kjo çështje do të zgjidhet pasi të bëhet koalicioni”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Më tutje Konjufca kur është pyetur nëse do ta vizitojë VV varrin e Rugovës, ai ka thënë se është duke u zhvilluar një debat për të shkaktuar tension mes VV-së dhe LDK-së.

“Nuk mendoj se vendosen kushte të tilla. Ky është një debat artificial sa me u munduar që edhe afrimin që e kemi me u largu nga LDK”, ka deklaruar Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat