Këta janë personat që shtinë me armë dje në Prishtinë (Emrat)

Aktuale

Këta janë personat që shtinë me armë dje në Prishtinë (Emrat)

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 09:44
Ilustrim

Të shtëna armësh janë dëgjuar dje rrugës për në Gërmi të Prishtinës.

Kanë kaluar pak minuta, ndërsa forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo të dyshuarit janë larguar nga aty.

Indeksonline mëson emrat e personave të përfshirë.

Bëhet fjalë për Imer Ahmetin, i cili, sipas burimee tona, dyshohet se ishte personi që shkrehu disa plumba në drejtim të Rruzhdi Ramadanit.

Indeksonline mëson se Ahmeti dhe Ramadani janë persona me dosje të rënda kriminale. 

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth të të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme, në Prishtinë.

“Dje rreth orës 13:00, kemi marrë informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” të Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku kishte ndodhur rasti.

Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri midis dy grupeve, të cilët kishin vazhduar të shtënat edhe pasi ishin futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizur në rrugën e sipërpërmendur.

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të të dyshuarve të mundshëm si edhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat