Maloku: Hipokrizia e kandidimit të Vjosa Osmanit, skemë perfekte për ta diciplinuar LVV

Aktuale

Maloku: Hipokrizia e kandidimit të Vjosa Osmanit, skemë perfekte për ta diciplinuar LVV

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:30
Vjosa Osmani

Socilogu Fadil Maloku ka kometuar kandidimin e Vjosa Osmanit për postin e kryeministres.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kandidimi i Vjosa Osmanit për përveç qëllimeve të dashamirëse ka edhe ca hipokrizi e qëllime dashakeqe.

“Kjo djallëzi dhe hipokrizi e ca eksponentëve të lartë tē LDK-së, duket që e ka edhe një korelacion shumë funksional dhe në formë të një “marrëveshjeje” të heshtur, edhe me ca miq e aleatë ndërkombëtarë, të cilëve ende u konvenon një mos fuqizim i LVV-së”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Postimi i plotë pa ndrëhyrje:

Hipokrizia e kandidimit të Vjosa Osmanit, skemë perfekte për ta diciplinuar LVV

1. E gjithë “odisejada” e kandidimit të Vjosa Osmanit për postin e kryeministres, përpos qëllimeve dashamirëse (që mund të nuhaten përmes elektoratit) ka edhe ca hipokrizi e qëllime dashakeqe (që u ngritën nga “subkulturat” e brendisë partiake!). Hipokrizia fillestare (e “shkopit”) e kësaj “odisejade” pa dyshim që mund të identifikohet qysh te tendenca për ta paqësuar Vjosën nga ai agresiviteti iracional, që iu kishte bë në zgjedhjet e 2017-s, kur ajo skajshmërisht u tentua të eleminohet përmes rangimit në listën votuese. Tani, hipokrizia sekondare (përmes “karrotës”) është ndërtuar jo më përmes ndëshkimit dhe linçimit publik, por përmes joshjes dhe ngritjes së karizmës së saj, deri në postin e kandidimit për kryeministre (kur dihet që ajo përveç antipatisë ndaj Thaçit, s’ka asnjë detyrim tjetër moral; s’ka as përvojë menaxheriale; as traditë e dëshmi në udhëheqjen e institucionit politik), në mënyrë që pas dështimit të sigurtë t’i “promovohet” rimargjinalizimi shumë më suptil se sa ai i pari. Që de facto i bie; eleminimit të saj nga skena politike kosovare.
2. Por, kjo djallëzi dhe hipokrizi e ca eksponentëve të lartë tē LDK-së, duket që e ka edhe një korelacion shumë funksional dhe në formë të një “marrëveshjeje” të heshtur, edhe me ca miq e aleatë ndërkombëtarë, të cilëve ende u konvenon një mos fuqizim i LVV-së. Pra, "drama" rreth përzgjedhjes së kandidatit/es për kryeministër/e të Kosovës që e orkestroi këto ditë LDK-ja, ishte në fakt një triller i lodhët që LVV, ose s'e kuptoi ose u bë shurdhmemece ndaj gjithë këtij skenari e ndodhie “hiçkokiane”. Nominimi i Vjosa Osmanit, kush e kupton pak historinë e cinizmit dhe natyrën e prirjes dredharake makiaveliste, ishte alternativa e vetme e LDK-së, që nga rënia e Qeverisë Haradinaj. Pse e themi kështu? Sepse, burimet e mirë të informuara, tregojnë se propozimi ka ardhur nga miqtë tanë, kurse suflerët lokal ishin ata që e kishin për detyrë ta "arsyetonin" në publikun e brendshëm kandidimin e saj.
3. Ndërkaq, kjo skemë që natyrisht do shihet në vijim: Ideja e miqve ishte dhe do mbetet; të kenë një kandidate të fuqishme elektorale, pa hipoteka të së kaluarës, një femër të përgatitur për sfidat e mëdha, një kryeministre që me fuqinë e saj elektorale do arrijë ta sfidojë e pse jo edhe kontestojë, minimizojë, e reduktojë rolin e partnerit të koalicionit (që padiskutueshëm do jetë LVV) të ardhshëm qeveritar. Vjosa, duke qenë e zhveshur aktualisht nga fuqia vendimarrëse (sepse; nuk është akoma kryetare e LDK-së, dhe po kandidohet si kompromis dhe si rrjedhojë e hipokrizisë së fraksioneve brenda LDK-së) do jetë shumë e varur nga ata që e fuqizuan artificialisht. S’këndejmi ndryshimi i synuar, përmes kandidimit të saj për kryeministre, s’do mbetet asgjë tjetër përveç një farseje manipulative dhe një mashtrimi provizor elektoral.?p

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat