A do të mundet Lutfi Haziri ta ndalë koalicionin LDK-Vetëvendosje, për ta çuar përpara misionin e Thaçit për ndryshimin e kufirit?

Aktuale

A do të mundet Lutfi Haziri ta ndalë koalicionin LDK-Vetëvendosje, për ta çuar përpara misionin e Thaçit për ndryshimin e kufirit?

Nga: N.H Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth mundësive që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, Mazrekaj në shkrimin e tij hedh dyshime mbi veprimet e nënkryetarit të LDK-së, për të cilin pyet se, “a thua a do të mundet Lutfi Haziri ta ndalë koalicionin LDK-Vetëvendosje, për ta çuar përpara misionin e Thaçit për ndryshimin e kufirit?”.

Ai shkrimit të tij gjithashtu ia ka bashkangjitur edhe një fotografi, ku thotë se ky është një nga takimet e shumta të fshehta të Lutfi Hazirit me Hashim Thaçin dhe eksponentë të tjerë të PDK-së.

Ndërsa përveç Thaçit e Hazirit, në foto shihet të jetë edhe Petrit Selimi, i cili, sipas Mazrekajt, kishte ndjerë kënaqësi, kur e kishte fotografuar djalin e tij, me Ivica Daçiqin e Serbisë.

Ja shkrimi i plotë i Mazrekajt:

A thua a do të mundet Lutfi Haziri ta ndalë koalicionin LDK-Vetëvendosje, për ta çuar përpara misionin e Thaçit për ndryshimin e kufirit?

Fotografia që po e shihni, tregon një nga takimet e shumta të fshehta të Lutfi Hazirit me Thaçin dhe eksponentë të tjerë të PDK-së. Kësaj radhe në takim shihet i pranishëm edhe Petrit Selimi, i cili kishte ndjerë kënaqësi, kur e kishte fotografuar djalin e tij, me Ivica Daçiqin e Serbisë.

Siç dihet Lutfi Haziri nuk është kundër idesë për ndryshimin e kufirit me Serbinë, përkatësisht shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën në vazhdimësi e ka proklamuar edhe Thaçi viteve të fundit.

Pra,sigurisht se PDK-ja nuk do të rrijë duarkryq karshi koalicionit LDK-Vetëvendosje, qoftë para apo pas zgjedhor. Por, mbetet të shihet se sa do të jetë LDK e qëndrueshme dhe sa do t`i rezistojë veprimeve të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat