Abrashi: Është dashur ndoshta që të diskutojmë me Vetëvendosjen për kandidatin

Aktuale

Abrashi: Është dashur ndoshta që të diskutojmë me Vetëvendosjen për kandidatin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 17:31
Arban Abrashi

Arban Abrashi, sekratari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar për organizimin e zgjedhjeve dhe mundësinë e koalicionit me VV’në.  

Abrashi ka thënë se po presin afatet ligjore.

“Po presim afatet ligjore. Unë nuk kam qenë asnjëherë në ato takime, por po presim afatet”

Për tradhtinë që LVV po thotë se u ka bërë LDK Abrashi ka thënë se askush nuk duhet të ngarkohet më fjalë të rënda.

“Ne jemi dy parti të sapo dalë nga opozita. Askush nuk duhet të ngarkohet me fjalë të rënda as në si parti e as publiku. Jemi partia më e madhe kështu janë sondazhet”, ka thënë ai.

Ka pranuar që kanë gabuar që nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër.

“Është dashur ndoshta që të diskutojmë më herët për kandidatin. Por LDK është forcë shtytëse, kemi numrin më të madh të komunave, ne udhëheqim dhe kjo është forcë shtytëse edhe për sondazhet që po dalin”, ka thënë ai.

Me bindje për fitore Abrashi ka thënë se kandidatura e Vjosa Osmanit nuk është përgjigje për asnjë parti, por vetëm përgjigje për fitore. /Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat