Trajkoviq: Kusht për koalicionin është kundërshtimi i Listës Serbe dhe Vuçiqit

Aktuale

Trajkoviq: Kusht për koalicionin është kundërshtimi i Listës Serbe dhe Vuçiqit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 17:36
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve Rada Trajkoviq tha sot se kushti i saj i vetëm për hyrje në një koalicion me partitë opozitare serbe nga Kosova është kundërshtimi i Listës Serbe dhe politikës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Trajkoviq, e cila është edhe anëtare e Aleancës për Kosovën, deklaroi se asnjë prej partive në veri të Kosovës nuk ka hyrë në koalicionin parazgjedhor, të nënshkruar sot në Graçanicë, por shtoi se negociatat janë duke u zhvilluar dhe beson se koalicioni i ri ka mbështetjen e qytetarëve serbë nga veriu.

Ndryshe, subjektet politike serbe nga Kosova nënshkruan një marrëveshje sot në Graçanicë për një pjesëmarrje të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit janë Nenad Rashiq (PDS), Rada Trajkovic (EPS), Dragisha Miriq (NPK), Slavisha Petkoviq dhe Branislav Markoviq, ka njoftuar Partia Demokratike Progresive (PDS) e Nenad Rashiqit.

Lista Serbe ka bërë të ditur më herët se lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e tetorit do të bashkërendojë vendimet me Beogradin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat