Zhvillime të reja: Prishet koalicioni AAK-PDK në këtë komunë?!

Aktuale

Zhvillime të reja: Prishet koalicioni AAK-PDK në këtë komunë?!

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:07
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, shumë shpejt mund të marrë fund.

Media nga burime të saja brenda Komunës së Gjakovës ka marrë vesh se deri te prishja e koalicionit ka ardhur për shkak të një drejtori nga radhët e PDK-së.

”PDK kishte kërkuar shkarkimin e një drejtori, por që kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nuk ka pranuar. Dhe për pasojë, PDK ka kërcënuar me largim nga koalicioni”, tha ky burim.

Media merr vesh, se as pas këtij kërcënimi nuk është tërhequr Gjini, gjë që ka bërë që të thyhet përfundimisht koalicioni AAK-PDK.

”Koalicioni thuajse ka marrë fund. Pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare prishja e koalicionit”, tha ky burim.

Media ka provuar që të flasë edhe me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe me kryetarin e PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa për ta marrë një qëndrim, por asnjëri prej tyre nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Në anën tejtër, javë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, çka kishte nxitur ‘rebelimin’ e PDK-së, për këtë veprim pa konsulltim paraprak me partnerët e PAN-it.

Ndërkohë, një burim tjetër ka thënë se Kryetari i AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini dhe ai i PDK-së, Hajdar Beqa kanë raporte të ngrira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat