Vajtimi i nënës për të birin të këput shpirtin: Ata që ta morën shpirtin… - Bota Sot
Vajtimi i nënës për të birin të këput shpirtin: Ata që ta morën shpirtin…

Aktuale

Vajtimi i nënës për të birin të këput shpirtin: Ata që ta morën shpirtin…

Nga: H.O. Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:37
Aulon Zeka

Mevlyde Zeka është nëna e të miturit Aulon Zeka që ishte vrarë dy vjetë më parë në Prishtinë. Ndonëse vrasësi i tij është gjendur dhe dënuar, dhe familja nuk ishte e kënaqur me dënimin, ata ende po vajtojnë vdekjen e djalit të tyre në moshë të re.

Madje një postim facebook që ka bërë nëna për të birin, të ngjallë emocione rrënqethëse.

Ja postimi i plotë (pa ndërhyrjen e redaksisë):

Sod me 28 gusht u bënë 6 vjet ka qenë dita ma e lumtur e jetës time e Babit e motres e vllaut ton , Loni jem u kry me sukses operacioni ,pas shumë dhimbjeve e pas gjithë atyne netve pa gjumë , që smujshe me flejt Djali jem , puthja e parë që ja qove Nanit pas operacionit , e kryve operacionin e u kfjelle qysho masë miri , tu nalen dhimbjet e tkaloj nervoza prej dhimjev e rifillove jetën , po nuk zgjati shumë o Djali Nanit , vetëm 4 vjet , nuk të lan me jetu ma gjatë , ta ndalen rriten ne gjysmë , shkupëten andrrat në gjysmë , ta ndalen Andrrën mu bo fotograf që e ke dashtë shumë , E shumë , shumë andrrra tjera që nuk të lan mi shiju , po kshtu paska thanë Zoti , ti Exhelin e sta qe ta morren shpirtin kurr mos u knaqshin , se na kan marrë ma të Voglin e Zoti jau ktheft në dy dynjatë , Ah mor Zot kthejav njejt te dyve se ma kan kall zemrën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...