Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt flet pas kandidimit të Vjosa Osmanit: Rast historik për t’i larguar bandat, zbulon skenarin e PDK-së

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt flet pas kandidimit të Vjosa Osmanit: Rast historik për t’i larguar bandat, zbulon skenarin e PDK-së

Nga: N.H Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:45
Saim Tahiraj

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka thënë se ky është rasti historik për t’i larguar bandat kriminale nga pushteti.

Sipas tij, vendimi i LDK-së për kandidimin e Vjosa Osmanit, si kandidate për kryeministre të Kosovës, ishte vendimi më i qëlluar i cili përkon me vullnetin e anëtarësisë së LDK-së.

Tahiraj mes të tjerave thekson se Osmani shikohet si figura më unifikuese pas presidentit Rugova.

Ndërsa, në fund ka zbuluar se partia e Kadri Veselit ka aktivizuar të gjithë arsenalin, që me çdo kusht ta pengojë një koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

Ja shkrimi i tij:

Rast Historik për ti larguar bandat kriminale nga pushteti! Vendimi i LDK-së për kandidimin e Vjosa Osmanit kandidate për kryeministre të Kosovës, ishte vëndimi më i qëlluar i cili përkon me vullnetin e anëtarsisë së LDK-së.Menjëhere pasë dhënjes së lajmit, me një shpejtësi të madhe u shpërnda në mbarë Kosovën dhe në mërgatë.Ky lajmë i shumëpritur i pushtoj zemrat e të gjithë anëtarësisë dhe i mbushi me gëzimë të madhë.

Ky gëzim depërtoj edhe te elektorati më i heshtur i cili për shkaqe të përqarjëve që ndodhën mbrenda LDK-së, nga zhgënjimi i madhë ishin tërhjekur dhe qendronin pasiv.Kandidaja për kryeminister Vjosa Osmani duhet të di ta shfrytzoj këtë situatë shumë të favorshme për te dhe për LDK-në.Ajo po shiqohet si figura më unifikuese pasë presidentit Rugova,andaj duhet të zbresë te anëtarsia e LDK -së,e sidomos te ajo që ishte pasive për shkakë të zhgënjimeve.Vjosa Osmani duhet ti vizitoj edhe degët dhe nëndegët LDK-së të cilat janë të përqara për shkakë të linqimeve që ju bënë nga klanet e caktuara në LDK.

Të filloj me Gjakoven dhe të vazhdoj me të tjerat në Kosovë, dhe pastaj edhe me degën dhe nëndegët në Zvicër të cilat në mënyrën më të keqe i anashkaluan nga proqesi zgjedhor i LDK-së.Nukë guxojmë ta lëshojmë këtë rast historik,andaj ta shfrytzojmë ç'do mundësi,se vetëm të bashkuar mundë të fitojmë bindshëm si në kohën e artë të Presidentit Rugova.

PDK ka aktivizuar të gjithë arsenalin e vetë, që me ç'do kusht ta pengoj një koalicion LDK-VV.Ajo përmesë agjenturës së sajë SHIK, që fatkeqësisht e ka në të dy partitë ,po e bën të pamunduren ti përqajë dhe koalicioni parazgjedhorë LDK-VV të dështoj.Nese më të vërtetë VV dhe kryetari i sajë Albin Kurti e kanë seriozisht ta largojnë bandën e krimit nga pushteti,duhet të mosë jetë pengesë posti i kryeministrit.Këtë pengesë po e paraqet vetëm agjentura e PDK-së e quajtur SHIK, e cila gjendët mbrenda VV.Mbetemi me shpresë se në momentin e duhur do e merrë vendimin e duhur kryetari i VV z.Albin Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat