Vjosa Osmani: Kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë

Aktuale

Vjosa Osmani: Kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2019 Në ora: 20:07
Vjosa Osmani

Kandidatja për Kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani sot ishte në Viti, dhe nga atje përcolli mesazhin për të gjithë rininë e Kosovës që po dërshirojnë ta lëshojnë vendin, duke thënë se ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë.

“Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t'ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

Mesazhi im nga Vitia:

Dua nga këtu, nga Vitia, t’i flas të gjithë të rinjëve që mendjen e kanë në ikje sepse Kosovën nuk e shohin si shtet të tyre më; dua t’i flas të gjithë grave e burrave të mirë të këtij qyteti që përpjeken rëndë për të mbajtur familjet e tyre me nder dhe veçse nder; dua t’i flas të gjithë të moshuarve që mbesin në mëshirën e kujdesit si lëmoshë - të mos humbin shpresë sepse nuk jeni vet! Jam me ju, sepse jam një nga ju.

Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t'ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht!
Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat