Shpend Ahmeti: Qysh e njoh Albinin, nuk e jep postin e Kryeministrit

Aktuale

Shpend Ahmeti: Qysh e njoh Albinin, nuk e jep postin e Kryeministrit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:45
Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD’së Shpend Ahmeti ka komentuar koalicionin e mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, duke u bazuar se sa e njeh liderin e VV’së, Albin Kurtin, ky i fundit nuk do ta jep postin e mandatarit.

“Nuk kam komunikim me VV por duke e njoftë  Albinin, ai nuk heq dorë nga kryeministri. Po të mos ishte ky kusht, VV më 2017 do të ishte në Qeveri”, tha Ahmeti në Debat Plus.

Tutje ai foli edhe për dallimet mes LDK’së dhe VV’së e që sipas tij, koalicioni do të jetë i pamundur pasi që secila prej tyre e duan postin e kryeministrit.

“Me heq dorë LDK nga Vjosa Osmani dy ditë pasi e kanë kandidu, është e pamundur. Nuk e kanë synim ndryshimin por kush po i del përpara kujt. LDK është për asociacion, VV është kudnër. Nuk më kujtohet një politikë ku këto dy parti kanë qenë bashkë”, përfundon Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat