Shpend Ahmeti i hedh “benzin zjarrit”: Në VV më kërkonin ta rrëzoj shtatoren e Rugovës

Aktuale

Shpend Ahmeti i hedh “benzin zjarrit”: Në VV më kërkonin ta rrëzoj shtatoren e Rugovës

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:58
Shpend Ahmeti

Çështja e respektimit ose jo të figurës së Ibrahim Rugovës në Lëvizjen Vetëvendosje është bërë një temë shumë interesante në skemën politike të Kosovës.

Kryteari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një intervistë në “Debat Plus” ka folur për trajtimin e kësaj teme sa ishte pjesë e VV-së.

Ai ka thënë se kur ishin bashkë, kur shkonte në zyrat e partisë e pyetnin me shaka se a e ka rrëzuar shtatorën e Ibrahim Rugovës në Prishtinë.

“Kur shkoja në zyre si me shaka më thonin se a e rrëzove bustin e Ibrahim Rugovës a hala“, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se anëtarë të LDK-së i kanë kërkuar Albin Kurtit të vizitoj varrin e presidentit historik me kusht që të realizojnë bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat