Dukagjin Gorani tregon kush propozoi koalicionin PSD-AAK

Aktuale

Dukagjin Gorani tregon kush propozoi koalicionin PSD-AAK

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:57
Dukagjin Gorani

Deputeti i PSD’së, Dukagjin Gorani, ka thënë se Haradinaj ishte ai që propozoi idenë e koalicionit një apo dy ditë pas dorëheqjes së tij.

“Është e vërtetë se Haradinaj është ardhë një ditë apo dy pas dorëheqjes, dhe për ne kjo ishte një nder që na u bë”, ka thënë Gorani

Gorani gjithashtu ka sqaruar se ideja e PSD’së ishte që në zgjedhje të shkonin pa koalicion.

“Na e kemi pasë ndërmend me shku vet, sepse s’jemi parti që i trokasim partive tjera në derë për koalicion”, ka thënë Gorani.

Ndërsa nënkryetari i AAK’ë, Muharrem Nitaj, tha se ky koalicion është shumë më i ndershëm se koalicioni PAN, i zyrtarizuar në minutat e fundit.

“Shumë më mirë dhe më ndershëm është me e shpallë koalicionin herët, e jo 5 minuta para orës 00:00”, shtoi Nitaj nga AAK./Express 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat