Milaim Zeka me goditje të ashpër ndaj Shpend Ahmetit: Ja pse nuk duhet ta votoni Shpendin, “O popull, mos e ha rrenën more...”

Aktuale

Milaim Zeka me goditje të ashpër ndaj Shpend Ahmetit: Ja pse nuk duhet ta votoni Shpendin, “O popull, mos e ha rrenën more...”

Nga: N.H Më: 28 gusht 2019 Në ora: 23:42
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetar i partisë së sapoformuar PEK, Mialim Zeka, ka komentuar deklaratën e liderit të PSD-së, i cili tha se krahu i duhet të shkojë në opozitë.

“Qe pse nuk duhet ta votoni Shpend Ahmetin dhe ata qw u bashkuan me tw?! Lexoni kwtw deklarate, edhe hajde e besoni çka flet ky njeri?!!! Po Ramushi dhe AAK eja nuk qenkan krahu u luftës?!!! O popull, mos e ha rrenën more...”, shkruan Zeka.

Kryetari i PSD-së ka folur për koalicionin me AAK-në duke cekur se koalicioni nuk nënkupton që janë shkrirë në AAK.

Tutje ai vlerëson se partitë që udhëheqen nga krahu i luftës duhet të shkojnë në opozitë.

“Ne nuk jemi shkri në Aleancë, ne kemi bërë koalicion. Unë nuk e quaj koalicion të çdutshëm por koalicion komplementar. Ju kujtoj se në çdo qeveri të pasflutës nuk kemi pas asnjëherë ndonjë parti që nuk ka qenë e krahut të luftës. A do të thotë kjo që do t’I kemi përgjithmonë, jo. Po ndodh një tranzicion momentalisht.”, përfundoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat